Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës zhvilloi konferencën shkencore: “Revista Edukata Islame, 50 vjet mision në fjalën e shkruar shqipe”, kushtuar 50 vjetorit të daljes së kësaj reviste në treg.
Në këtë konferencë morën pjesë studiues e hulumtues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe më gjerë.
Si përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Agron Hoxha, Drejtor i Arsimit, mori pjesë në këtë konferencë me temën: “Revista ‘Edukata Islame’ si promotor i edukimit dhe arsimit islam në trojet shqiptare”.
Gjithashtu pjesë e kësaj konference ishte edhe Shefi i Departamentit të Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, Dr. Genti Kruja.