U zhvillua në qytetin e Elbasanit, mbledhja e gjashtë-mujorit të fundit me myftinjtë e jugut të Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e punëve dhe problematikave të deritanishme si dhe identifikimin e objektivave për të ardhmen.

Në fjalën e tij hapëse, Kryetari Spahiu, u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë, si faktor kyç në përmbushjen e objektivave të çdo myftinie.

Më tej, u shpalos për diskutim rendi i ditës. Përmendim këtu: Planifikimin dhe dorëzimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve të çdo myftinie për vitin 2022, vazhdimësinë e kurseve fetare, mbledhjet periodike me imamët, seminaret trajnuese të myezinëve, angazhimi për Forumin Rinor Mysliman Shqiptar, si edhe u diskutua dhe vu në planin e punës për vitin 2022 ngritja e Institutit të Shkencave Islame.

Në fund të këtij takimi, pati edhe komente dhe sugjerime nga ana e myftinjve, të cilët shprehën mendimet e tyre lidhur me çështjet që u trajtuan dhe objektivat që u vendosën.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë