Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mblodh sot në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku kanë zhvilluar mbledhjen e zakonshme për 6 mujorin e dytë të vitit 2023.

Takimi u çel me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga Drejtori i Arsimit në KMSH e njëkohësisht imami, z. Elton Karaj.

Më pas, ka vazhduar me listëprezencën, betimin e anëtarëve të rinj të këshillit, konstituimin e këshillit të përgjithshëm, Zgjedhjen e Kryetarit të KP-së, ku u rizgjodh për një tjetër mandat, z. Islam Hoxha si dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, pasi përshëndeti të pranishmit, evidentoi përpara anëtarëve disa çështje të karakterit fetar dhe administrativ të institucionit.

Më tej, mbledhja ka vijuar me prezantimin e raportit të këshillit të mandateve dhe garancive statuore nga kancelari i KMSH-së.

Këshilli i Përgjithshëm u informua gjithashtu me vendimet që Kryesia e Komunitetit Mysliman ka marrë gjatë kësaj periudhe si dhe emërimet dhe lëvizjet e kryera që nga mbledhja e fundit, të cilat më pas janë miratuar nga KP, për të vijuar më pas me raportin e Kryesisë dhe aktiviteteve kryesore të kryetarit Spahiu.

Në raport u nënvizuan gjithashtu edhe disa prioritete të së ardhmes, për të bërë të mundur që institucioni i KMSH-së të jetë në nivelet më të larta të përfaqësimit dhe përgjegjësive që mbart.

Më tej, Drejtori i Kulturës në KMSH, ndau me të pranishmit botimin më të ri të institucionit: “100 vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”.

Nga ana e tyre, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe Myftinjtë, paraqitën problematikat që hasin dhe propozime për ecurinë në vazhdim.

   

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë