Ditën e djeshme pas namazit të akshamit, xhamia e vjetër në Fushë Krujë, mblodhi dhjetëra besimtarë për t’u bërë pjesë e mbrëmjes fetare kushtuar Natës së Israsë dhe Miraxhit, aktivitet i organizuar nga Myftinia e Krujës.

Në fjalën e tij hapëse, imami i xhamisë z. Muharrem Vrana, pasi ju uroi mirëseardhjen të pranishmëve u foli atyre shkurtimisht rreth vlerës së lirisë së besimit.

Më tej, z. Ermir Gjana, myfti i rrethit të Krujës, falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen e tyre si dhe foli rreth rëndësisë jetike të shmangies së përçarjeve ndërmjet besimtarëve myslimanë dhe konsolidimit të vëlladashurisë dhe tolerancës ndërmjet tyre.

Për të vijuar më pas me ligjëratën e drejtorit të thirrjs në islam pranë KMSH-së, njëherazi dhe zv. Myfti i Tiranës, z. Erjol Haxhiu, i cili ndau me të pranishmit ngjarjen e Isra-së (udhëtimi i Profetit Muhamed (s.a.s) në formën e një mrekullie nga Qabeja e Madhnueshme deri në xhaminë al-Aksa) dhe mesazheve që ajo përmban për besimtarët.

Fill pas tij ishte radha e z. Tauland Bica, nënkryetar i KMSH-së të referonte mbi pjesën e dytë të kësaj ngjarjeje, pra Miraxhit (ngjitjes së Profetit Muhamed (s.a.s) në praninë e Allahut të plotfuqishëm), duke shpjeguar mrekullitë dhe mesazhet e mëdha të kësaj ngjarjeje dhe çfarë ne duhet të mësojmë prej saj.

Pjesë e programit të kësaj mbrëmjeje fetare ishin edhe ilahitë e sjella për të pranishmit nga z. Alfred Fejza, imam i xhamisë Bruz-Mal në myftininë e Krujës.

Pas përfundimit të këtij programi, besimtarët e pranishëm u bënë pjesë e koktejlit të organizuar me këtë rast.

   Zh

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë