Zhvillohet olimpiada e lëndëve fetare ndërmjet medreseve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Në ceremoninë e vlerësimit, e cila u zhvillua në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, ishin të pranishëm, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, kryetari i Bordit Administrativ të KU “Bedër”, z. Ali Zaimi, drejtorët e medreseve, dekanë, pedagogë dhe nxënës nga të gjitha medresetë.
Kjo olimpiadë u zhvillua në 6 kategori:
1- Lënda e Besimit, me shkrim
2- Lënda e Fikhut, me shkrim
3- Lënda e Gjuhës Arabe, me shkrim
4- Lënda e Kuranit, gjysma e xhuzit 30, me shkrim dhe me gojë
5- Lënda e Kuranit, xhuzi 30, me shkrim dhe me gojë
6- Lënda e Kuranit, xhuzët 20-30, me shkrim dhe me gojë
Nga secila kategori u shpallën 3 fitues, të cilët u vlerësuan me nga një çmim inkurajues.
KMSH, vlerësoi nxënësit fitues me një shumë monetare dhe çertifikatë fituesi sipas vendit që arritën.
Ndërsa KU “Bedër” u ndau atyre bursë sipas arritjes, duke nisur nga 100% për çfarëdolloj dege në këtë universitet për vendet e para, 70% për vendet e dyta, 50% për vendet e treta dhe 30% për çmimet inkurajuese.
Olimpiada u organizua me angazhimin e 22 mësuesve dhe pjesëmarrjen e rreth 80 nxënësve nga të gjitha medresetë e KMSH-së, të cilët u vlerësuan me certifikata nga vetë kryetari Spahiu.