ZK1A0032Është zhvilluar me 10.01.2015 në ambjentet e Medresesë së Tiranës seminari “Qytetaria Aktive” me të rinjtë e zonës Babrru, në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive mes të rinjve”, projekt i cili realizohet nga Komuniteti Mysliman me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Në këtë seminarë u ezauruan tema mbi demokracinë, lirinë, dhe rëndësia e të qenurit qytetar aktiv.

Në program ishin të pranishëm Kancelari i KMSH-së, Ylli Cikalleshi, koordinatori i projektit, Fejzi Shaholli si dhe përgjegjësi i projektit për këtë zonë, Lauren Luli.

Përgjegjësi i projektit për këtë zonë, Lauren Luli, falenderoi të rinjtë për pjesmarrjen dhe bëri një prezantim të shkurtër të seminarit duke i dhënë fjalën kancelarit të KMSH-së për trajtimin e temës.

Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ylli Cikalleshi,  foli për  vlerat e demokracisë dhe rëndësinë e tyre. Gjithashtu ai i njohu të rinjtë më gjerësisht mbi konceptet e demokracisë, lirisë dhe qytetarisë aktive.

“Demokracia është diçka që duhet vënë në jetë. Si shprehia e çdo veprimi të sofistikuar, ajo duhet mësuar që kur jemi të rinj, në mënyrë që të mos harrohet më kurrë. Demokracia është zëri i njerëzve në veprim. Për ta përfaqësuar sa më mirë demokracinë duhet të jemi sa më aktivë dhe të jemi gjithmonë pjesë e aktiviteteve kulturore dhe sociale”, tha ndër të tjera Cikalleshi.

Në fund, koordinatori i projektit, Fejzi Shaholli, duke falenderuar të rinjtë për pjesmarrjen bëri një sqarim të shkurtër mbi projektin dhe seminaret.

Qëllimi i këtij projekti është që të promovojë vlerat demokratike dhe qytetarisë aktive në mesin e të rinjve myslimane në rrethinat e Tiranës. Nëpërmjet një seri seminaresh, Workshop-esh dhe aktivitetesh sociale dhe kulturore, Ky projekt aspiron të ofrojë njohuri mbi parimet demokratike, të drejtat e njeriut, detyrat dhe përgjegjësitë qytetare, tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë midis të rinjve.

#qytetariaktive

ZK1A0037

ZK1A0025

ZK1A0053

ZK1A0014

ZK1A0015

ZK1A0018

ZK1A0021

ZK1A0034

ZK1A0035

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë