“Kurban Bajrami, festa e sakrificës dhe solidaritetit njerëzor”, ishte ky titulli i simpoziumit të zhvilluar ditën e djeshme nga Myftinia Fier.
Programi u çel me lexim Kurani nga imami Abdullah Ziba, për të vijuar më tej me fjalën përshëndetëse të Myftiut të këtij rrethi, z. Mikel Hazizolli.
Në fjalën e tij ai falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u ndal në disa aspekte të rëndësishme të kësaj feste në mesin e besimtarëve.
Më tej, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, theksoi organizimin e aktiviteteve të tilla si mjaft domethënëse jo vetëm në përkujtimin e sakrificës dhe solidaritetit njerëzor që këto festa simbolizojnë, por edhe në mbarëvajtjen e jetës fetare të qytetit apo zonës ku zhvillohen.
Simpoziumi vijoi më tej me referimet e mëposhtme: “Dimesioni social i Kurban Bajramit”, Aorel Senja, Myfti i Gjirokastrës, “Rëndësia e Kurban Bajramit”, Albert Kanani, imam në Myftininë e Fierit, “Mesazhet e Kurban Bajramit”, Gentjan Mara, imam në Myftininë e Tiranës.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë