Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, mori pjesë në takimin e parë me studentët shqiptarë që studiojnë teologji në vendet islame e më gjerë, takim ky i organizuar nga Myftinia e Tiranës në “Xhaminë e Re”, Kombinat.

Takimi u çel me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga imami Abdullah Nela, për të vijuar më pas me fjalën përshëndetëse të nënkryetarit të KMSH-së, z. Luli.

Pasi falenderoi Myftininë e Tiranës për iniciativën e këtij takimi, nënkryetari Luli, ju uroi mirëseardhjen studentëve të pranishëm dhe theksoi rëndësinë e këtij takimi si mjaft domethënës në konsolidimin e mërrëdhënieve dypalëshe me ta.

“Dyert e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, do të jenë gjithmonë të hapura për bashkëpunime në të ardhmen tuaj post-studentore në vendin tonë. Gjithmonë me synimin për ti shërbyer fesë së Allahu (xh.sh) dhe besimtarëve në vendin tonë” – u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Më tej, të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja, i cili fillimisht ju uroi mirëseardhjen e më pas i falënderoi studentët që ju përgjigjën pozitivisht ftesës për pjesëmarrjen në këtë takim të parë me ta.

Ai u ndal në disa këshilla të shkurtra mbi rëndësinë e konceptimit dhe kumtimin e drejtë të fesë, në përputhje me sfidat dhe kërkesat e kohës në të cilën jetojmë.

“Dija është dritë që Allahu ja dhuron kujtdo dhe më të cilën Ai ndriçon zemrat dhe shpirtërat e këtyre të fundit. Por ju duhet të keni parasysh që pozitën tuaj tek Allahu (xh.sh) mund ta arrini vetëm nëpërmjet punës, përkushtimit, sakrificës e mbi të gjitha sinqeritetit në fjalë dhe në vepra.” – tha Myftiu Teqja gjatë fjalës së tij.

Ky takim u zhvillua më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë, ku studentët patën mundësinë që fillimisht të prezantonin veten e tyre e më pas të shtronin për diskutim sugjerimet, idetë apo edhe problematikat që ata i shikonin të arsyeshme për tu diskutuar.

Nga ana e tyre, studentët që vinin nga Mbretëria e Arabisë Saudite, Jordania, Egjipti, Katari dhe Prishtina fqinje, u shprehën mjaft entuziast me zhvillimin e këtij takimi të parë.

Në fund të programit, të pranishmit u bënë pjesë e një koktejli të organizuar me këtë rast.

Lauren

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë