Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, shtroi një iftar, ku morën pjesë deputete, përfaqësuese të botës së mendimit, biznesit, artit, politikës, medias, drejtuese të shoqatave të ndryshme, si dhe përfaqësuese të shoqërisë civile dhe botës akademike.
Të pranishmet i përshëndeti Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, znj. Fatma Karaj, e cila theksoi se edhe njëherë sofra e iftarit na kujtoi se kemi nevojë kurdoherë të kujtojmë Zotin me të gjitha të mirat që Ai na ka dhuruar, dhe me sofrën e iftarit arrihet kulmi i kësaj lidhjeje sublime.
Në iftar ishte e pranishme edhe zonja e parë e shtetit Odeta Nishani, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, kryetarja e “Aleancës së Grave Deputete” Mesila Doda, si dhe znj. Arvizu, si dhe shumë personalitete të tjera.
17 Korrik 2014