SAMSUNG

Më datë 16 dhe 17 mars,  Zyra e Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, organizoi një program fetar mbi jetën dhe veprimtarinë e profetit Muhamed (s.a.s), enkas për xhematin e grave në xhaminë e Ethem Beut si dhe në xhaminë e Medresesë së Tiranës.

Programi u prit me shumë kënaqësi nga xhemati. Programi u hap me një pjesë Kuranore dhe më pas vazhdoi me ilahi, poezi, dua dhe me një ligjeratë fetare kushtuar moralit të profetit si dhe dashurisë që duhet të kemi për të.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH Fatma Karaj, theksoi rëndësinë që ka jeta e profetit Muhamed (a.s.) e cila sipas saj duhet të merret shembull nga të gjithë besimtarët myslimanë.

Morali dhe dashuria e profetit janë shembulli i pashoq i mirësisë njerëzore, shembull të cilin të gjithë ne duhet ta ndjekim”, theksoi zonja Karaj.

Për realizimin e këtij programi ndihmuan nxënëset e medresesë si dhe kori i Bedrit. Xhemati  shprehu dëshirën që të organizoheshin programe të tjera të kësaj natyre. Organizatorët e programit premtuan se ky program ishte një nismë për programet e tjera në vazhdim. Programi u mbyll me dua të cilat e përlotën xhematin.

 /Drita Islame/

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë