Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman organizoi pasditen e 8 Prillit 2014, në Xhaminë e Et’hem Beut programin “Shëndeti dhe Islami”.
Në program u fol mbi rëndësinë që Islami i jep shëndetit, ku u theksua se shëndeti është një prej objektivave kryesorë të Islamit, pasi ai përfshin tërë jetën e njeriut si nga ana fizike, mendore ashtu edhe nga ajo shpirtërore. Islami në qendër të tij ka formimin e një individi të shëndoshë shpirtërisht dhe fizikisht.
E ftuar speciale e këtij programi ishte doktoresha Vjollca Islami, e cila foli mbi sëmundje të ndryshme dhe mënyrën se si të mbrohemi prej tyre. Gjithashtu ajo iu përgjigj pyetjeve të të pranishmeve lidhur me shqetësime të ndryshme që ato kishin.
Programi krijoi një atmosferë të gëzueshme edhe përmes këndimit të Kuranit dhe Ilahive nga nxënëset e medresesësë Tiranës.
“Zoti ynë! Na jep shëndet në trupin tonë! Na jep shëndet në dëgjimin tonë! Na jep shëndet në shikimin tonë! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje! Te Ty kërkojmë mbrojtje!”, ishte kjo lutja e cila përmbylli programin.